Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO), konkretisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, kanë identifikuar një person për të cilin dyshohej se kishte konsumuar veprën penale “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Hetuesit policorë kanë arritur që pas hetimeve dhe lokalizimit të personit të dyshuar: I.G., i lindur më 1976, të njëjtin ta arrestojnë dhe ta intervistojnë në cilësi të të dyshuarit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPersoni i arrestuar dyshohet se ka poseduar materiale (foto dhe video) me përmbajtje abuzuese seksuale me fëmijë. Këto materiale, duke përdorur aplikacione për komunikim online, i ka shkarkuar dhe i ka shpërndarë edhe me persona tjerë. Në cilësi të provave janë sekuestruar një telefon celular dhe një laptop.
Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari në mbajtje deri në 48 orë.