Kronikë e zezë

Policia jep detaje rreth përleshjes së drejtorit dhe punëtorëve të Trepçës

 

Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje lidhur me përleshjen fizike mes drejtorit dhe punëtorëve të Trepçës.

Siç është bërë e ditur për media nga Policia, drejtori i ri i Trepçës se bashku me një bashkëpunëtor të tij të Trepçës ishin sulmuar nga disa persona të dyshuar ku dhe të dy kanë marrë lëndime trupore me ç’rast edhe janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal Mitrovicë, të cilët me pas janë liruar.