Policia e Kosovës po vazhdon që të shqiptojë gjoba për qytetarët të cilët nuk po respektojnë masat antiCOVID-19.
Vetëm brenda së shtunës policia gjobiti 418 qytetarë përshkak që nuk i respektuan masat e vendosura nga institucionet shtetërore.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 784 tiketa trafiku. Ndërsa janë shkaktuar 40 aksidente trafiku me dëme materiale, 17 me të lënduar dhe një me fatalitet. Janë arrestuar 11 persona, nëntë janë dërguar në mbajtje e një në vuajtje të dënimit.