Kronikë

Ndalohet një person te “Dheu i Bardhë”, i konfiskohet një leje qëndrim që dyshohet se është i falsifikuar

dheu i bardhe

Ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar një kosovar te pika kufitare “Dheu i Bardhë”.

Atij i është sekuestruar një leje qëndrim i një shteti të huaj, që dyshohet se është i falsifikuar.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“PKK Dheu i Bardhë 16.10.2021 - 08:15. Gjatë kontrollimit të dokumenteve te i dyshuari mashkull kosovar, i është gjetur një dokument i leje qëndrimi të shtetit të huaj, që dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dokumenti i është sekuestruar”, thuhet nga Policia e Kosovës.