Është arrestuar një gjilanas, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e vet.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
“Gjilan 16.10.2021 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.