Kronikë

Burgim prej 1 vjet e 6 muaj ndaj ferizajasit për vjedhje të rëndë

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit G.P. shtetas i Republikës së Kosovës, të akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë.

Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatësisht gjyqtari i Divizionit Penal, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, të pandehurin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burgim efektiv në kohëzgjatje prej një vit e gjashtë muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej dyqind euro .

pandehuri akuzohet se gjatë muajit maj 2018 në Ferizaj me qëllim përvetësimi të pasurisë së luajtshme, me përdorimin e forcës, hap një vrimë të madhe në banesën e fqinjës së tij N.E. depërton brenda ku pastaj përmes kësaj banese hap një vrimë tjetër dhe depërton në banesën e të dëmtuarit F.F. nga merr dy çanta të vogla të dorës, të firmës; Sfarovski, njëra ngjyrë e zezë e tjetra ngjyrë ari në vlerë prej 2,000 euro, një orë dore në vlerë rreth 350 euro, një hekur për hekurosje të rrobave në vlerë prej dyzet 40 euro, rroba të ndryshme, si dhe ka tentuar që të marrë edhe një TV, mirëpo pasi nuk ka arritur, i njëjti është dëmtuar tërësisht, vlera e të cilit sillet rreth gjashtëqind 600 euro.

I pandehuri po ashtu më 02.05.2018, në Ferizaj, së bashku me të miturin ..., në banesën e të dëmtuarës N.E. me përdorimin e forcës, kanë thyer murin duke depërtuar në banesën e të dëmtuarës dhe kanë marrë 2 kufera, 3 tepiha, 5 palë perde të ndryshme, 40 bluza të ndryshme dhe ngjyra të ndryshme për femra, 1 palë gjygyma, 10 palë sandale për gra, 1 fyell për fëmijë, 1 kitarë, 1 pallto, 1 këmishë, 2 kutia të kozmetikës, 1 rrip, 1 kapëse (element kuzhinës), 1 palë vathë bizhuterie, 1 laps, 1 kaçavidë, 2 maica, 1 fustan, 1 palë trenerka, 1 palë pantallona, 2 copa shtof, 4 minifund për femra, 2 shami, 1 palë pantallona për fëmijë, 2 komplete për femra, 3 palë çizme për femra, 2 palë këpuca për femra, 1 tharëse të flokëve, 1 makinë për shpageta, 5 fletore të ndryshme, 3 tenxhere, 1 tepsi, 2 kullesa metalike, 1 palë doreza të plastikes, 2 qese me tela për larjen e enëve, 1 ombrell, me ç’rast të dëmtuarës, i ka shkaktuar dëm material.