Hetuesit policor të stacionit policor Jugu në Prishtinë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.
Dyshohet se u përfshinë në gjashtë raste të vjedhjeve.
“Personat e arrestuar: - V.M, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe - B .K mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet të jenë të përfshirë në së paku gjashtë raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhë në rajonin e Prishtinës”, njoftoi PK.
Personat e arrestuar me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet.