Kronikë

Vdiq një person, familjarët paraqesin raportin e autopsisë në Polici me dyshimin se u sulmua

Më 22 korrik kishte vdekur një person në Leposaviq, sëmurë nga epilepsia sipas raportimit të familjarëve.

Tri ditë më parë, në Policinë e Kosovës është paraqitur vajza e viktimës me raportin e autopsisë. Ajo dyshon se prindi i saj ishte sulmuar.

“Me datën 22.07.2021 ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Bazuar në deklarimet e familjarëve të tij, i njëjti ka qenë i sëmur nga epilepsia. Me datën 12.10.2021 në stacion policor ka ardhur vajza e viktimës e cila ka sjellë një raport të autopsisë dhe dyshon se viktima është sulmuar. Me urdhër të prokurorit është hapur rasti si më lart”, njoftoi PK.