Një grua është lënduar si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një banesë pasditen e së enjtes, rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHËN se e lënduara është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 16:00, policia është njoftuar për një zjarr në një banesë, në rrugën "Besa Besë" në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, një person (femër), është lënduar, dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor. Zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve, ndërkohë që policia ka nisur një hetim për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.