Kronikë e zezë

Gjobitet qytetari që parkoi automjetin e tij në trotuar në Ferizaj

 

Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka arritur që të identifikojë personin, i cili automjetin e tij të udhëtarëve e kishte parkuar në trotuar në një rrugë në Ferizaj.

Sipas njoftimit, kjo informatë, me foto është dërguar nga një qytetar përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.