Kronikë

Nga një muaj paraburgim dy rojeve të pyllit në Gjilan për kontrabandim me mallra 

Paraburgim

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurve M. A. dhe N. K. 

Ekziston dyshimi i bazuar se më 05 Tetor 2021, i pandehuri M.A., në cilësinë e personit zyrtar – roje pylli, në Komunën e Kamenicës, me dashje ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

“Në atë mënyrë që ka damkosur rreth 12 kubik drunjë, të llojit pishë, edhe përkundër faktit që kjo sasi e drunjëve ishte kontrabanduar nga Republika e Serbisë, me ç’rast ka legalizuar këtë sasi të drunjëve duke i mundësuar të pandehurit tjetër N.K., që të përfitojë duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime, i pandehuri M. A. dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar’, ndërsa i pandehuri N. K. veprën penale “kontrabandim i mallrave”.