Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person, me dyshimin se ka falsifikuar dokumente e fatura për shmangie të tatimeve.
Sipas njoftimit të Policisë, kontrolli është kryer në tri lokacione, në Graçanicë dhe Lipjan.
Gjatë bastisjes, në shtëpinë dhe veturën e të dyshuarit janë gjetur një mori provash sipas Policisë, ndër të tjera edhe 14 vula të kompanive të ndryshme si dhe 58 mijë euro para të gatshme.
Si prova janë marrë edhe mjete të punës, si laptop, telefon e të tjera.