Kronikë

Nga 30 ditë paraburgim për pesë të dyshuarit për terrorizëm

Paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për pesë të dyshuarit për terrorizëm.

Bëhet fjalë për të dyshuarit A.GJ., E.S., N.S., M.B., SH.K. të cilëve u është caktuar paraburgim për shkak të veprave penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Kryerja e veprës terroriste”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Importimi, eksportimi, furnizimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.GJ., E.S., N.S., M.B., SH.K., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për secilin veç e veç.