Kronikë e zezë

Ngrihet aktakuzë ndaj të dyshuarve për vjedhjen e dy milionë eurove të Thesarit

 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj dy personave nën dyshimet se kanë kryer vjedhjen e dy milionë e 77 mijë eurove nga Thesari i Shtetit.

Të pandehurit Labinot Gruda dhe Kadri Shala akuzohen për disa vepra penale.