Kronikë

Arrestohet 26-vjeçari i kërkuar për dy vepra penale

Policia ka arrestuar personin e kërkuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor dhe kanosje.

E.N., i moshës 26-vjeçare nga Ferizaj, ishte dënuar me gjashtë muaj burgim, derisa sot pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim.