Kronikë

Gjashtë aksidente brenda 50 minutave në rrugën Prishtinë-Pejë

Shiriti i policise

Gjashtë persona janë lënduar në gjashtë aksidente trafiku, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në një distancë prej 1 kilometre.

Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se aksidentet kanë ndodhur në nga ora 16:00 deri në 16:50, në zonën Koreticë-Parku i Biznesit.

“Në dy aksidente janë përfshirë nga tri vetura, kurse në katër aksidente tjera janë të përfshira nga dy vetura”, i ka thënë KOHËS zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Bajram Krasniqi.

Të lënduarit kanë marrë trajtimin mjekësor derisa në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet policore.