Një person ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij në Gjakovë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Sipas njoftimit, i pandehuri S.B., ka goditur L.B., me kabllo në pjesë të ndryshme të trupit.
Prokuroria ka kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit.
“Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 25 shtator 2021, në Gjakovë, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, ku i pandehuri me dashje i shkakton lëndime trupore bashkëshortes së tij, të dëmtuarës, L.B., duke përdorur mjet të fortë. I pandehuri S.B., fillimisht e ofendon me fjalë të rënda bashkëshorten e tij, e më pas e sulmon fizikisht duke e goditur me kabllo në pjesë të ndryshme të trupit, ku të njëjtës i shkakton lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e plot të Prokurorisë.