Kronikë

Tri raste të dhunimit në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar tri raste të dhunimit. Në rastin e parë është arrestuar një person nga Gjilani pasi dyshohet se më 15 korrik të këtij viti ka dhunuar një vajzë të mitur.

Policia njofton se arrestimi i tij është bërë të hënën, më 27 shtator.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin policor.

Rast i ngjashëm ka ndodhur në Komunën e Ferizajt, ku dy vajza të mitura kanë raportuar se janë dhunuar nga dy persona të moshës madhore.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë hetimit kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse viktimat janë dërguar në IML për ekzaminim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin policor.