Kronikë

Në aksidentin fatal në Klinë u lënduan edhe nëntë persona

Në aksidentin e ndodhur në Klinë të hënën ka mbetur një person i vdekur e nëntë të lënduar. Policia njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një autobus.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, njësitë e zjarrfikësve, gjithashtu edhe prokurori i shtetit, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi të përfshirë në këtë aksident. Të lënduarit me auto-ambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësorë. Njëri nga të lënduarit për shkake të natyrës së lëndimeve është dërguar për SHSKUK në Prishtinë”, thuhet në njoftimin policor.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

“Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e NJRKRR DRP Pejë.”