Kronikë

Arrestohen dhjetë persona në Mitrovicë për sulm

Janë arrestuar dhjetë persona në Mitrovicë, pasi sot rreth orës 16:00 kishin sulmuar 11 persona tjerë në afërsi të zyrës për shërbime dhe programe të Ministrisë së Bujqësisë, që ndodhet në rajonin e Mitrovicës së Jugut.

Siç njoftojnë burime të KOHËS të sulmuarit janë serbë. Ata ishin duke pritur për të aplikuar për subvencione.

Policia e Kosovës lidhur me rastin ka njoftuar se tetë prej të arrestuarve i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa dy të tjerë janë të mitur dhe është duke u trajtuar rasti ndaj tyre.

“Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se në këtë incident janë përfshirë (11) njëmbëdhjetë viktima-ankues meshkuj kosovarë dhe (10) dhjetë persona të dyshuar meshkuj kosovarë, prej tyre (2) të mitur, të cilët tanimë janë arrestuar. Incidenti raportohet të ketë ndodhur në kohen deri sa viktimat ndodheshin pranë një zyre për shërbime dhe programe të Ministrisë së Bujqësisë, e cila ndodhet në rajonin e Mitrovicës së Jugut. Personave të përfshirë në këtë incident në cilësi të viktimave iu është ofruar tretman mjekësor, por të njëjtit kanë deklaruar se nuk kanë nevojë për tretman mjekësor. Të gjitha veprimet hetimore i janë paraqitur dy prokurorëve të rastit të nacionalitetit serb, të cilët trajtojnë rastet për të mitur dhe të rritur, dhe rasti i iniciuar është duke u hetuar për veprën penale ‘sulm’. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit (8) tetë të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policorë, përderisa ndaj (2) dy personave të mitur rasti është duke u trajtuar. Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në mënyrë profesionale, në zbatimin e ligjit, ofrimin e sigurisë e ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime”, thuhet nga Policia e Kosovës.