Kronikë e zezë

Një vit burgim prizrenasit për dhunë në familje dhe dëmtim prone

 

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit me iniciale D.Q., për shkak se të akuzuari për veprat penale dhuna në familje dhe asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë.

Sipas gjykatës, i dyshuari është dënuar në kohëzgjatje prej një viti, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 02 shtator deri në ndërprerjen e masës së paraburgimit.