Kronikë e zezë

Katër persona përleshen pas mosmarrëveshjes për trafik në Fushë-Kosovë

Foto: Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Fushë-Kosovë janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur në trafik, janë përleshur fizikisht në mes veti.

Si pasojë e përleshjes, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, për çka u është ofruar tretmani mjekësor.