Kronikë

Dy aksidente me të vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë

Dy persona kanë vdekur si pasojë e dy aksidenteve të ndara që kanë ndodhur në Kosovë, brenda 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në aksidentin që ka ndodhur në fshatin Plavë të Dragashit, një këmbësor është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, kurse i dyshuari drejtuesi i veturës është dërguar në mbajtje.


Bie vetura në lum në Prizren, vdes shoferi

Aksidenti tjetër ka ndodhur në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku shoferi i një veture ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, pasi vetura të cilën po e drejtonte, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lum.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe dy meshkuj kosovar, pasagjer në veturë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.