Kronikë

Prokuroria Speciale i ngrit aktakuzë një personi për shtytje në vepra terroriste

Prokuroria Speciale e Kosovës i ka ngritur aktakuzë një personi për veprën penale ‘shtytje për kryerje të veprave terroriste’ dhe ‘shtytja për kryerjen e veprave terroriste në vazhdim’

Sipas njoftimit, i akuzuari është K.P.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër të pandehurit me inicialet K.P. Prokuroria njofton se i pandehuri K.P., akuzohet për kryerjen e veprën penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 134 të KPRK-së dhe “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste në vazhdim” nga neni 134 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.