Në Shtërpcë janë vërejtur që në tabelat e rrugës janë vendosur posterë me mbishkrim “mirë se vini në asociacionin e komunave serbe”.
Policia e Kosovës e ka njoftuar prokurorin, i cili ka hapur rast për veprën “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
“Patrulla policore ka raportuar se ka vërejtur në tabelat e rrugës rajonale Ferizaj-Prizren kanë vërejtur posterë me mbishkrimin “mirë se vini në asociacionin e komunave serbe”. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim të cilit është hapur rasti i lartcekur”, njoftoi PK-ja.
Të mërkurën, lexues të KOHËS kanë dërguar fotografi ku shihen tabela me të njëjtin mbishkrim në hyrje të Graçanicës.
{gallery}