Kronikë

Aksident në Leposaviq, vdes një person

Një person ka vdekur në një aksident trafiku në Leposaviq, gjatë së enjtes në orën 11:05.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima i gjinisë mashkullore ishte duke drejtuar veturën kur humbi kontrollin mbi të, duke u rrokullisur.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit ju ka liruar familjarëve”, thuhet në njoftimin policor.