Kronikë e zezë

Një shtetas serb tenton ta korruptojë Policinë në Ferizaj me 10 euro, arrestohet

FOTO: KOHA/Ilustrim
 

Një shtetas serb ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës pasi ka tentuar të korruptojë zyrtarët policorë me 10 euro.

“Një qytetar deri sa ishte duke vozitur kamionin në qytetin e Ferizaj, është ndaluar Policia e Trafikut pasi e kishte përdorë telefonin gjatë ngasjes. Me të kërkuar dokumentet e automjetit dhe patentë shoferin, i dyshuari R.V, (1962), mashkull, shtetas i Serbisë, në vend se paraqes dokumentet e kërkuara, kishte nxjerr kartëmonedhën në vlerë prej 10 euro. Zyrtari policor i kishte tërhequr vërejtjen, duke kërkuar përsëri dokumentet e nevojshme, mirëpo i dyshuari prapë, së bashku me dokumente përsëri ua kishte ofruar kartëmonedhën e njëjtë prej dhjetë euro. Në këtë rast zyrtarët policorë e kishin urdhëruar të zbresë nga automjeti transportues, të njëjtin e kishin arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor në Ferizaj”, thuhet në njoftim.