Kronikë e zezë

Arrestohet një person i dyshuar se kreu një grabitje në Istog

 

Është arrestuar një person i dyshuar se ka kryer një grabitje në Istog më 13 shtator të këtij viti.

Në mëngjesin e 13 shtatorit, dy persona të pa njohur kishin sulmuar fizikisht dhe e kishin goditur me thikë dhe e kishin kërcënuar me armë një person. Nga viktima kishin grabitur një sasi të arit, ndërsa viktima mori lëndime trupore.