Kronikë

Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 932 gjoba për shkelje të masave anti-COVID

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 932 tiketa për mosrespektim të masave anti-COVID.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe 1.415 tiketa trafiku, ndërsa janë shkaktuar 29 aksidente me dëme materiale, e 15 me të lënduar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 18 persona.