Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Gjakovë për kontrabandim të 9 migrantëve

 

Policia e Kosovës, konkretisht njësitet e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare ”Perëndimi” në Gjakovë, Stacioni për Mbikëqyrje te Kufirit në Vërmicë gjatë realizimit të Planit Operativ “Migrimi i parregullt”, të mërkurën rreth orës 14:10, gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjet me targa vendore.

Policia ka ndërmarrë veprime konkrete, ku gjatë kontrollit të automjetit zyrtarët policorë kanë vërejtur se në automjet ishin disa qytetarë, 5 persona të rritur dhe 4 të mitur, të cilët kanë rezultuar të jenë migrantë, shtetas të huaj.