Kronikë e zezë

30 ditë paraburgim për kontrabandim me migrantët sirianë

Foto: Koha / ilustrim
 

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar sot masën nga një muaj paraburgim ndaj të pandehurve F.R., dhe SH.B.., për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale kontrabandimi me migrantë sirianë.

Dy të pandehurit janë kapur më datë 20 shtator, në orët e mesditës në autostradën “Ibrahim Rugova” - aksin rrugor Vërmicë – Prizren, teksa po bartnin në dy vetura 9 shtetas sirianë.