Kronikë

Një person në Lipjan vdiq si pasojë e lëndimeve në punë, Policia po e heton rastin

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra teksa po punonte, në mëngjesin e së martës në Lipjan.

Policia ka thënë se është duke e hetuar rastin të cilin e ka cilësuar si “vdekje të dyshimtë”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.