Kronikë

Aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, s’raportohet për të lënduar

Një kamion dhe një autobus janë përfshirë në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i ka thënë KOHËS se aksidenti ka ndodhur sot në orën 10:45, derisa sipas informacioneve fillestare nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Sot në ora 10:45 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë - Mitrovicë, ka ndodhë një aksident trafiku ku janë përfshirë, një kamion dhe një autobus. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftim.