Një grua nga Vitia ka raportuar të hënën në Polici se dy vajzat e saj të mitura kanë dalë nga shtëpia më 23 korrik të këtij viti, por që nga ajo ditë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.
Sipas saj, dyshohet se vajzat mund të jenë në Shqipëri duke punuar, pasi që edhe më parë kanë tentuar ta kalonin kufirin.
Rasti është nën hetime.