Kronikë e zezë

Sulmohet fizikisht një infermier i Spitalit të Mitrovicës

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës është sulmuar fizikisht infermieri R.U. Spitali njofton se sulmi ndaj tij i u bë të dielën në orën 22:30, derisa ai po kryente punën e tij.

“Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë shqetësuese dhe të pa pranueshme”, thuhet në reagim.