Kronikë

Arrestohen dy persona në Mitrovicë, dyshohen për vrasjen e 22-vjeçarit

Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e 22-vjeçarit në Mitrovicë.

Të dyshuarit, L.S., 31-vjeçar dhe V.S., 25-vjeçar, ishin shpallur në kërkim pasi dyshohen se më 12 shkurt të këtij viti, në rrugën "Bislim Bajgora" kanë sulmuar me armë zjarri M.K.

“Si prova materiale nga dy të dyshuarit janë sekuestruar dy armë të shkurta, të llojit pistoleta të cilat dyshohen të jenë përdorur në veprën penale ‘Vrasje e rëndë. Ndërsa pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet tutje.