Kronikë e zezë

Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, dy të arrestuar

 

Dy persona janë arrestuar në Shqipëri, pasi u ndaluan duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm drejt Kosovën të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

“Shërbimet e njësisë së autostradës Milot-Morinë, në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në automjetet tip “Volvo” dhe "Ford" po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjeteve”.