Policia e Kosovës ka arrestuar një person me dyshimet se ka dhunuar një grua në Fushë Kosovë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë 17.09.2021 - 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në IML për ekzaminim mjekësor”, raporton Policia e Kosovës.