Kronikë

Serbi hyn në Kosovë me mallra të kontrabanduara, sulmohet Policia pas konfiskimit

Njësiti policor ka ndaluar në fshatin Zhivkovc të Zveçanit, automjetin VË, me targa te Serbisë, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit ka rezultuar se në automjet kishte mallra të kontrabanduara.

I dyshuari i lartcekur nuk i kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Sipas njoftimit të Policisë, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia e Doganës e cila e ka konfiskuar mallin dhe e ka dërguar në terminalin doganor.

Është raportuar se në vendin e ngjarjes janë tubuar një numër i konsiderueshëm i personave të cilët i kanë sulmuar zyrtarët policorë si dhe e kanë demoluar automjetin e tyre.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.