Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për kultivim të kanabisit në Kaçanik

Foto: Policia e Kosovës
 

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Ferizaj, pas pranimit të një informacioni për kultivimin të bimëve narkotike në fshatin Soponicë të Kaçanikut, të ndihmuar nga patrulla policore të Stacionit Policor-Kaçanik, në një sipërfaqe malore kanë gjetur 14 bimë që dyshohet të jenë kanabis-sativa.

Policia ka identifikuar dy persona të dyshuar: A.D., i lindur më 1997, dhe A.D., i lindur më 2000.