Kronikë e zezë

Arrestohen 8 persona për fajde, sekuestrohen e ngrihen mbi 100,000 euro

Foto: Policia e Kosovës
 

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe gjykatën përkatëse, pas hetimeve intensive të kryera në tri ditët e fundit, ndaj të dyshuarve të përfshirë në veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’, në tri raste të ndara, në tri rajone Pejë, Gjakovë dhe Prizren, ka realizuar operacione policore ku janë arrestuar në flagrancë tetë të dyshuar.

Të arrestuarit në këto operacione policore janë: H.T., i lindur më 1967, A.V., i lindur më 1964, A.Ç., i lindur më 1979, Rr.B., i lindur më 1971, dhe B.M., i lindur më 1966, E.M., i lindur më 1990, B.M., i lindur më 1981, dhe S.M., i lindur më 1970.