Kronikë

Afro 200 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, brenda 3 ditëve në Mitrovicë

Policia në Rajonin e Mitrovicës ka shqiptuar 195 gjoba vetëm për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të automjeteve, që nga 14 shtatori i këtij viti.

Sipas njoftimit, me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe me qellim të parandalimit të aksidenteve përpos detyrave dhe angazhimeve të rregullta, Policia në Rajonin e Mitrovicës këto ditë është fokusuar në identifikimin dhe marrjen e masave ligjore ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët shkaktojnë kundërvajtje me përdorimin e telefonit gjatë ngasjes së automjeteve.

Për këtë qëllim, janë angazhuar zyrtarë policor në rroba civile dhe me automjete zyrtare civile e gjithashtu edhe zyrtarë policor të uniformuar, të cilët janë duke marrë masa dhe duke shqiptuar gjoba ndaj kundërvajtësve për këtë lloj kundërvajtje e cila është një prej faktorëve të aksidenteve rrugore.

“Që nga data 14 Shtator 2021, zyrtarët policorë në kuadër të Stacioneve Policore dhe të Njësisë së Trafikut Rrugor, kanë shqiptuar /195/ gjoba vetëm për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të automjeteve”, thuhet në njoftim.