Policia në Ferizaj ka bërë të ditur se ka gjetur një trup pa shenja jete brenda veturës në fshatin Bablak të Ferizajit.
Sipas Policisë, 55-vjeçari që u gjet i vdekur gjatë mëngjesit të sotëm u raportua nga familjarët si i zhdukur të enjten.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore të cilët e kanë tërhequr trupin e pajetë, ku me urdhër të prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML në Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftim.