Një vajzë e mitur në Prizren është raportuar e zhdukur.
Sipas njoftimit nga Policia, rastin në Polici e ka lajmëruar nëna e saj.
Ajo ka thënë se vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.
Është bërë e ditur se rasti është duke u hetuar.