Kronikë

Kanosi bashkëshorten me vrasje, paraburgim për prizrenasin

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Një muaj paraburgim i është caktuar të pandehurit B.A. nga Gjykata Themelore e Prizrenit nën dyshimin se ka kryer veprën e kanosjes ndaj bashkëshortes së tij dhe të armëmbajtjes pa leje.

Më 12 shtator, i pandehuri dyshohet se në mbrëmje e ka kanosur me vrasje bashkëshorten, në prezencë të fëmijëve, me armën pushkë automatike AK-47.

Sipas Gjykatës, i pandehuri kishte mbajtur pushkë automatike AK-47, bashkë me 82 fishekë, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët.

Gjykata ka thënë se ka vendosur për paraburgim pasi ekziston rreziku se nëse i pandehuri lihet në liri mund të kryejë veprën e njëjtë penale.