Një muaj paraburgim i është caktuar të pandehurit B.A. nga Gjykata Themelore e Prizrenit nën dyshimin se ka kryer veprën e kanosjes ndaj bashkëshortes së tij dhe të armëmbajtjes pa leje.
Më 12 shtator, i pandehuri dyshohet se në mbrëmje e ka kanosur me vrasje bashkëshorten, në prezencë të fëmijëve, me armën pushkë automatike AK-47.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Gjykatës, i pandehuri kishte mbajtur pushkë automatike AK-47, bashkë me 82 fishekë, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët.
Gjykata ka thënë se ka vendosur për paraburgim pasi ekziston rreziku se nëse i pandehuri lihet në liri mund të kryejë veprën e njëjtë penale.