Kronikë

Kërkohet urdhërarrest për 3 persona, një për “krime lufte” e dy për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), ka bërë dy kërkesa për lëshim të urdhërarrestit për tre persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, se kërkesa e parë e urdhër arrestit ka të bëjë kundër një personi për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, derisa e dyta kundër dy personave, për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria nuk ka dhënë më shumë detaje.