Kronikë e zezë

Policia në bashkëpunim me autoritetet zvicerane arreston dy persona për pastrim parash

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se bashkë me autoritetet zvicerane kanë realizuar një operacion me ç’rast janë ngrirë prona dhe llogari bankare të personave të dyshuar.

Sipas njoftimit, Policia ka zhvilluar një operacion të bastisjeve në katër lokacione, tri në Regjionin e Gjakovës dhe një në Regjionin e Prishtinës.