Kronikë

Konfiskohen mallra të kontrabanduara në një depo në Mitrovicë

Një sasi e mallrave të kontrabanduara është konfiskuar nga Dogana e Kosovës në një depo të mallrave në Mitrovicë të Veriut.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit janë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave të cilat nuk kishin asnjë mbulesë dokumentare të gjitha mallrat me origjinë nga Serbia.

Në depo janë gjetur 1.6 ton miell, 1000 litra birra, 1500 litra pije të gazuara, 370 litra vaj ushqimor, 500 litra lëngje, 160000 copë të filterave të cigareve dhe 1000 litra ujë.

“Të gjitha mallrat janë konfiskuar gjithashtu në bashkëpunim me prokurorin themelore ne Mitrovicë, lënda është referuar për trajtim në sektorin për kundërvajtje”, thuhet në njoftim.