Kronikë

Gjendet i vdekur në Pejë personi që ishte raportuar të hënën si i zhdukur

Descriptive Text

Një person që ishte raportuar dje i zhdukur nga familjarët e tij, është gjetur të martën pa shenja jete në fshatin Sverkë të Pejës. Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se policia është njoftuar nga familjarët për gjetjen e trupit të pajetë të 36-vjeçarit. Policia e ka cilësuar rastin “hetim i vdekjes”.

“Sot rreth orës 13:00, Policia është njoftuar përmes telefonit nga familjarët se personi i cili dje ishte raportuar i zhdukur nga vet familjarët, është gjetur i vdekur në fshatin Sferkë të Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitetet përkatëse dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Gashi.